Këtë gjë mund ta bëjë vetëm Manchester United, nga tre gola epërsi, pranon tre gola nga ekipi i Kategorisë së dytë

Manchester United dhe Coventry kanë barazuar me rezultat 3-3 në kohën e rregullt në gjysmëfinalen e FA Cup që po zhvillohet në ‘Wembley’.

Djajtë e kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Marcus Rashford, por pa sukses.

Në minutën e 23-të, Man Utd zhbllokoi sfidën duke shënuar me Scott McTominay, që gjeti rrjetën pas asistimit të Diogo Dalot për 1-0.

Pas golit u hap ndeshja dhe kishte raste nga të dyja palët, por golin e dytë e shënuan sërish Djajtë e Kuq.

Ishte Harry Maguire që gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd shtoi epërsinë në 3-0 me golin e Bruno Fernandes.

Me këtë rezultat u mendua që Djajtë e Kuq vetëm se kishin siguruar fitore, por që nuk doli ashtu, pasi që Coventry u lëshua në sulm.

Ellis Simms hapi ndeshjen me një gol në minutën e 71-të për 3-1.

Nuk vonoi shumë dhe Coventry sërish arriti të shënojë, kësaj radhe me Callum O’Hare për 3-2.

Minutat e fundit, skuadra e nivelit të dytë të futbollit anglez filloi golin e barazimit.

Coventry fitoi penalti në kohën shtesë dhe Haji Wright ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-3.

Skuadrat nuk arritën të shënonin në minutat e mbetur dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/


Shtuar 21.04.2024 19:31