Rrëfehet Graciano: Argjira një vit më parë donte fëmijë, nuk isha gati

Ndonëse i ka thënë të mos e përmendë në BBV, Graciano Tagani në një bisedë me Françeskën ka folur për raportin aktual të tij me Argjirën, ku lë të nënkuptohet se ka një krisje mes tyre! Në bisedë, ai tregoi një episod të ndodhur 1 vit parë, kur moderatorja shprehu dëshirën për t’u bërë prindër po ai nuk ishte gati! Megjithatë, të dy ranë dakord se ndoshta fëmija do të vinte në një moment në tjetër në të ardhme, teksa theksoi se nuk ishte kjo arsyeja pse tani ata janë zënë! Ai në bisedë e sipër theksoi se kjo është një situatë normale që ndodh mes një çifti dhe shpreson që të pajtohet me të! (Lexo këtu)

Pjesë nga biseda:

Graciano: Jam zënë. Edhe më thënë të drejtën mezi pres ndonjë gjë ajo më ka thënë që mos më përmend brenda.  Jam pak si në alarm. Shpresoj që kur të dal të ftillohem. Dhe ditën që e pyeta mamin, tha që kishte folur por situata ishte si e ftohtë

Françeska: Ajo e ka me qejf si gjë?

Graciano: Argjira e pati një vit, që e vendosi kështu që: “Dua, dua, dua”, por unë nuk isha gati.

Françeska: Nuk ju ka hapur probleme që ajo donte, ti nuk ishe gati.

Graciano: Jo sepse duhet ndjerë mirë nga të dyja palët. Edhe kur thonë gratë, ose burrat: “Do ta bëjmë, do ta bëjmë”, duhet ndjerë nga të dy. Duhet të jetë e pjekur gjëja nga të dy.

Edhe ajo ka patur një mëdyshje sepse nuk ishin kushtet. Dashuria është shumë e madhe po ndonjëherë nuk mjafton. Nëse ndahem nga Argjira përfundimisht, se di, më duket shumë e vështirë për të filluar me një person tjetër. Më duket gati e pamundur, pavarësisht se jeta vazhdon dhe nuk diskutohet ai muhabet. Por në këto momente, nuk shikoj dot njeri tjetër.


Shtuar 19.04.2024 19:28