Kryemadhi mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së , ja “mesazhi” në veshjen e saj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në “Hotel Tirana”, ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie. Në këtë mbledhje siç është paralajmëruar nga kreu i PL-së, Ilir Meta pritet të merren vendime të rëndësishme.

Pak minuta para nisjes, Kryemadhi ka dashur të dërgojë edhe një tjetër “mesazh”. Në bluzën e saj shkruhej anglisht “Here I am”, që përkthehet në shqip “Jam këtu”.

Ndërkohë rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t’u përmirësuar është për kedo.


Shtuar 19.04.2024 18:27