Babai me lot në sy flet për largimin e rinisë nga vendi: Djali më ka ikur larg

Tashmë jo vetëm Topullaraj, por edhe fshatra të tjerë në Gjirokastër, po kthehen në “fantazma”. Mungesa e punës dhe mundësive në këto zona, ka detyruar të rinjtë të braktisin vendlindjen dhe të lënë në shtëpi prindërit dhe gjyshërit.

Ata thonë se shkak për largimin e fëmijëve, është gjendja ekonomike. Madje edhe pse djali kishte punishte alumini, ai e braktisi për shkak se nuk fitonte asgjë.

Me lot në sy sheh vilën e djalit, e cila është e heshtur dhe bosh.

Banorët thonë se pjesa më e madhe ka ikur jashtë Shqipërisë.

E gjithë zona si mënyrë për të mbijetuar ka blegtorinë. Fshatrat e qarkut të Gjirokastrës prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve , së bashku me eksodin e njerëzve duke i transformuar këto të fundit në hapësira boshe dhe pa jetë.



Shtuar 19.04.2024 14:14