Superliga, të paktën për momentin është shumë larg bërjes realitet duke qenë se pjesa më e madhe e klubeve u tërhoq menjëherë.
Por, ato që hodhën themelet e Superligës si Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, vazhdorenë dhe të besojnë te ky projekt. Ndaj, jo më kot edhe UEFA kërkoi që të merrej masë ndaj këtyre klubeve me përjashtim për një apo dy sezone nga Premier League.
Megjithatë, aktualisht proçesi për tre klubet është ndërprerë dhe ato do jenë pjesë e Champions në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, ai që nuk heq dorë dhe që kërkon masë ndaj këtyre klubeve është presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Ky i fundit shprehet se drejtësia ndonjëherë vonon, por vjen.
“Ndonjëherë, drejtësia është e avashtë por gjithnjë mbërrin. Ndonjëherë kam ndjesinë se këto tre klube janë si fëmijë që largohen nga shkolla për pak kohë, nuk ftohen në festat e datindjeve dhe pastaj kërkojnë të futen në festë me polici”, u shpreh Ceferin.