Gloria në një bisedë me Ditean dhe Xhesikën ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj.
Fermerja shprehet se fëmijërinë e ka kaluar pa të atin, pasi ai ishte në emigrim. Ajo tregon se u përballë nga një jetë me ekonomi shumë të mirë në asgjë. Siç rrëfen Gloria, partneri i ngjan shumë babit të saj.
“Unë kur kam qenë në klasë 2-3 kam qenë në shkollë private. Babi ka pasur pozicion shumë të lartë në punë dhe si person që ka mbaruar 2-3 shkolla, ka qenë shumë i përgatitur. Periudhën e fëmijërisë unë e kam kaluar pa babin. Rrinte jashtë, punonte jashtë. Ka qenë periudhë shumë e mirë nga ana ekonomike, por prania e tij më ka munguar. Na ra një hall i madh dhe shkuam në zero. Nga me shofer, me shkolla private, shkuam në autobus, në shkollë shtetërore. Prandaj unë nuk e kam problem, në çfarëdo situate të më vëj Zoti. Jam mësuar dhe me shumë dhe me asgjë. Më ka ndikuar edhe tek zgjedhja e partnerit. Kurrë nuk e kam zgjedhur partnerin a ka apo s’ka. Se unë kam parë babin tim që kur ra, u ngrit sërish dhe kjo ka rëndësi. E kam marrë partnerin njësoj si babi im”, rrëfen Gloria.