Erjola e revoltuar bërtet e ulëret, Françeskës për pak ‘i pushon’ zemra

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, shtëpia është kthyer në një lëmsh të vërtetë.

Ulërima, të bërtitura, debate, thyerje gotash, madje dhe lot ka patur mes banorëve.

Teksa një moment Françeska ishte duke qëndruar në oborr me Erjolën, kjo e fundit shpërtheu ndaj një banori të shtëpisë dhe u ngrit direkt në këmbë duke bërtitur.

Nga ana tjetër qëndronte Françeska, të cilës për pak sa nuk ‘i pushoi’ zemra nga gjithë ajo e bërtitur e Erjolës. Mund të duket qesharake por veç Françeska e di çfarë ka hequr në atë moment.


Shtuar 17.04.2024 11:19