Fotoja e kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti gjatë samitit të djeshëm të zhvilluar në Tiranë ka bërë xhiron e rrjetit, dhe madje kanë qenë të shumtë ata të cilët i kanë ngjitur diçituara.
Pas këtyre komenteve ka ardhur edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. “Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euroneës Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, shkruan kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi.
Lëvizja Vetëvendosje kandidoi me tre emrat e saj në zgjedhjet e 25 prillit. Mes Kurtit dhe Ramës ka pasur një përplasje ndër vite dhe se marrëdhëniet e tyre nuk janë si ato me kryeministrat e mëparshëm të Kosovës.