VIDEO/ Në ditën e saj të lindjes, Dafina Zeqiri merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka uruar veten me anë të një postimi në Instagram, ku në sfond dëgjoohet kënga e saj “Happy Birthday”.

Por, surprizën më të veçantë mesa duket e ka marrë nga partneri i saj, Kreshnik Gjergji.

Biznesmeni ka vendosur që t’i propozojë për martesë në ditën e saj të lindjes.

Këngëtarja e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.

Ajo mban në gisht unazën duke na treguar se ka vendosur që ta pranojë propozimin.

Epo urime çiftit!

 


Shtuar 14.04.2024 15:59