Mourinho beson te talenti holandez, Kluivert qëndron te Roma

Roma e Mourinhos nis të marrë formë, të paktën duke filluar nga konfirmimet. Pas rinovimit të Mkhitaryan për një sezon tjetër, trajneri portugez gjithashtu ka dhënë miratimin e tij në lidhje me një situatë tjetër delikate.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, “Special One” do të ishte i kënaqur nëse Justin Kluivert do të qëndronte në Trigoria. Holandezi, në fakt, do të kthehet në Itali pas huazimit te Leipzigu në Gjermani, përvojë e mbyllur me katër gola të shënuar.

Të lidhura

None found

Midis lojtarëve që kthehen nga huazimet, holandezi është ai që ka shansin më të madh për të qëndruar. Ndryshe është situata për Cengiz Ünder, i cili është i destinuar të bëjë gati valixhet përsëri, pas përfundimit të huazimit te Leicester City.

Nëse nuk do të ketë ndryshime, Kluivert parashikohet të luftojë me El Shaarawy-n për një vend në anën e majtë në skemën 4-2-3-1 të përqafuar tashmë nga Mourinho.


Shtuar 11.06.2021 10:38