Alarmohen skuadrat e mëdha angleze, Brentford ul çmimin e Ivan Toneyt

Ivan Toney është një nga sulmuesit më të kërkuar në Ligën Premier dhe ai pritet të largohet në fund të sezonit nga Brentford.

Pasi ka kaluar dënimin për baste, Toney është rikthyer të luaj dhe në 13 ndeshje këtë edicion ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Top klubet angleze si Chelsea, Arsenal, Manchester United apo edhe West Ham e Newcastle po luftojnë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Brentford e ka vlerësuar yllin e tyre me një shifër të pabesueshme prej 100 milionë eurove, por klubi anglez ka bërë një zbritje të madhe tani.

Sipas raportimeve të fundit nga media të ndryshme në Angli, Brentford ka ulur kërkesat për ta lënë të lirë Toneyn dhe tani kërkon 58 milionë euro për largimin e sulmuesit.

Kjo ka alarmuar skuadrat e interesuara për lojtarin që po kërkojnë sa më parë t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Vet 28-vjeçari ka deklaruar se dëshiron largimin nga Brentford për të bërë një hap para në karrierë dhe ulja e çmimit nga klubi do ta lehtësojë largimin e tij. /Telegrafi/


Shtuar 13.04.2024 15:18