Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese në vitin 2020 në Gjirokastër, është arrestuar nga policia e Sarandës.
Në pranga ka rënë Jetmir Gërbi i shpallur në kërkim për vjedhjen e kryer në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në një banesë në fshatin Malçan ku morën një shumë parash dhe një armë gjahu.
Gërbi ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.