U përfshi në 9 gola në vetëm 3 ndeshje, Adrion Pajaziti shpallet lojtari i muajit: Ky çmim do të thotë shumë për mua

Adrion Pajaziti është shpallur lojtari i muajit mars në Premier Ligë U-21.

Futbollisti i Kombëtares U21 ka qenë protagonist në 9 gola për Fullhemin në tre paraqitje të muajit që lamë pas.

Pajaziti ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku ka thënë se ndihet shumë i lumtur për këtë çmim, që kurorëzon gjithë mundin e kryer në fushë për ekipin U21 të Fullhemit.

“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Është një shpërblim për punën e fortë që kemi bërë dhe paraqitjet që kemi pasur në kohët e fundit.

Jam shumë i lumtur me rikthimin tim dhe me faktin që fituam tre nga tre ndeshjet e zhvilluara.

Ekipi luajti mirë muajin e shkuar, shënoi shumë gola dhe jam i bekuar që u përfshiva në shumë prej golave të shënuar”, ka thënë Adrion Pajaziti.


Shtuar 12.04.2024 20:11