Nënë e bir u gjendën të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Ilioupoli të Greqisë.
Duke analizuar çdo element të disponueshëm, Policia greke po heton rrethanat e rastit tragjik.
Pista fillestare që po hetohet është ajo e vrasjes dhe e vetëvrasjes, pasi në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë.
Nga provat e deritanishme rezulton se djali 36-vjeçar për një arsye ende të panjohur ka vrarë nënën e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas informacioneve, shtëpia e viktimave ka qenë rrëmujë por nuk jënë konstatuar shenja vjedhjeje.
Gruaja u gjet e pajetë në një kolltuk në dhomën e ndenjjes, me lëndime të rënda në kokë. Në të njëjtin vend u gjet i vdekur djali i saj. Ai ishte i zhveshur në shtratin e nënës së tij me plagë gjahu në faqe dhe nofull.
Gjithashtu, u konstatua se dy personat nuk kanë vdekur në të njëjtën kohë, ndërsa në banesë është gjetur edhe një pushkë, e cila megjithatë ndodhej larg trupave të dy personave. Skenarët e shqyrtuar nga autoritetet janë dy. E para është se një person i tretë ka hyrë në shtëpi, ka kryer krimin dhe është larguar pa u vënë re. E dyta, është pista e vrasje-vetëvrasjes.
Gjithashtu, sipas informacioneve, 36-vjeçari ka pasur sherre të njëpasnjëshme me nënën e tij, por nuk ka të dhëna të mëtejshme.
Megjithatë, një banor i zonës tha se dëgjoi zhurma natën e krimit, të cilat dukeshin si të shtëna armësh.
Në të njëjtën kohë, një tjetër banor flet për një burrë misterioz me të zeza, i cili javën e kaluar lëvizte çuditërisht në zonën përreth pallatit.
Tragjedia u zbulua kur fqinjët u ankuan për erën. Në banesë u thirr një bravandreqës i cili hapi derën me policinë, e cila konstatoi dy trupat e pajetë.