Fundi i sezonit është afër dhe merkato verore po vjen. Partizani ka filluar negociatat për rinovimet, por edhe ka krijuar idetë për lojtarët që do të largohen në fund të këtij sezoni.
Sipas shtypit të shkruar, Partizani ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Saliou Sembene.
Qendërmbrojtësi senegalez pritet të kthehet në një pikë kyçe për “Demat”.
Ky rinovim vjen edhe si një shenjë për largimin e Sotës, me këtë të fundit që pritet të ndajë rrugët me klubin e kuq në fund të sezonit.
Në krahun tjetër, Maguette është ai që nuk pritet të rinovojë. Edhe pse Partizani ia ka ofruar rinovimin, mesfushori ka refuzuar. 21-vjeçari nuk pranon të rinovojë, por është shprehur se kontratën mund ta respektojë, e cila i skadon në verën e vitit 2025.
Pritet të shihet se si do të veprojnë të kuqtë me Sotën dhe Maguette, ndërsa Sembene do të vazhdojë të jetë një “Dem i Kuq”.