Operacion ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë, 3 të arrestuar

Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar për trafik kombëtar në bashkëpunim me Italinë dhe Gjermaninë.

Operacioni është kryer nga forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme.

Në kuadër të operacionit “Sammogia” në vendin tonë janë arrestuar 3 persona.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç.

Në total, janë arrestuar 13 persona. Për tre shqiptarët ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga gjykata italiane.

“Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali./albeu.com


Shtuar 9.04.2024 09:07