Mesdita e sotme në “Ferma Vip’ ka vijuar me diskutime. Teksa disa nga fermerët po mbyllnin punët e mëngjesit, disa të tjerë sapo ishin zgjuar nga gjumi. Po flasim për Albanon i cili pati një diskutim me Xhesikën. Konkurrentja i ka kërkuar në formë shakaje të mos bëjë teka dhe mos ankohet, pasi fermerët e tjerë janë çuar që në orën 5 ndërsa ai në vaktin e drekës. Albano i është përgjigjur me humor se nëse ajo do e dinte vërtet sa ishte ora kur u zgjua do të linte fermën.
Pjesë nga biseda:
Albano: Fillove ti që në mëngjes.
Xhesika: Ne jemi zgjuar që në 5 ora 1 si sabah? Në 6 jam zgjuar unë.
Albano: Po si e mat orën ti se jam kurioz?
Xhesika: Me diell.
Albano: Po s’më treguar orën do le fermën, dhe po pati qenë 6 e 5 të të ruaj Perëndia se do të fus në dush, kështu siç je me gjithë rroba.