Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për derbin me Man Cityn

Real Madridi zhvillon ndeshjen e parë çerekfinale me Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 të martën (9 prill), do të luhet në stadiumin historik “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos tashmë kanë publikuar listën me lojtarët që janë ftuar nga Carlo Ancelotti për këtë derbi.

I kthyeri nga lëndimi, Eder Militao është në listë, në mesin e yjeve të tjerë që shpresojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj kampionit në fuqi.

Nuk do të jetë një duel i lehtë, duke ditur për fuqinë aktuale të fituesit të tripletës të sezonit të kaluar.

Andaj, Ancelotti do të kërkojë nga lojtarët e tij që në Bernabeu të marrin rezultat pozitiv, duke shpresuar që të kalojnë në gjysmëfinale nga Etihad javën e ardhshme. /Telegrafi/


Shtuar 8.04.2024 16:07