“Të marshojnë bashkë e të pastrojnë zyrat e bashkisë” Berisha: Nesër, ora 11:00, shqiptarët do të bëjnë atë që do bënte çdo evropian i qytetëruar, do i japin përgjigje

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij, është ndalur sërish te skandali që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku 5 drejtorët e tij kanë përvetësuar tenderat e institucionit me vlerë dhjetëra miliona euro, nëpërmjet një kompanie faktike, ‘5D’.

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha bëri thirrje që nesër, e premte ora 11:00, shqiptarët të marshojnë bashkë dhe të pastrojnë zyrat e Bashkisë Tiranë.

Pjesë nga fjalimi Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të lirisë, misionarëve të dinjitetit dhe fitores. Burrave dhe grave të pamposhtur!

Të dashur miq, po të shtrojmë një pyetje sonte, si mund të guxojë një fytyrë si ajo e Erion Velisë të grabisë djersën, të ardhmen e fëmijëve të tuaj dhe jetën e të dashurve tuaj?

A ka shqiptar që i rrjedh gjak shqiptari në deje të pajtohet me këtë nënshtrim, me këtë poshtërim? Dhe poshtërimi nuk ndalon me kaq.

Kjo vjedhje është vetëm një aspekt i krimit që po u bëhet qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj nuk është vetëm kryehajduti i pesë hajdutëve, drejtorë të tij.

Erion Veliaj është kryehajduti i vjedhjes së shekullit, i zhdukjes pa nam dhe nishan të 130 milionë euro, taksa të qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj është kryebanditi që zhduku institucionet e kulturës kombëtare. Është Neroni që shkatërroi në mesnatë Teatrin Kombëtar. Është shkatërruesi i Teatrit të Fëmijëve.

Është njeriu i pashpirt, që nxori bashkë me xhenazen nga shtëpia, familjarët në zi. Erion Veliaj është njeriu që përmbyti Bibliotekën Kombëtare. Po rrënon Muzeun.

Erion Veliaj i ka duart e lyera me gjakun e Ardit Gjoklajt, një viktimë e pafajshme e oreksit për para të këtij armiku faqezi. A ka shqiptar që ta lejojë këtë?

Ditën e premte, ora 11, shqiptarët marshojnë bashkë të pastrojnë zyrat e bashkisë.

Dhe i japin përgjigje poshtërimit nga ky faqezi të qytetarëve të Tiranës, që nuk e kanë parë kurrë ndonjëherë më parë.

Nesër në ora 11:00, guximtarët, misionarët, luftëtarët e lirisë dhe të dinjitetit do të bëjnë atë që do bënte çdo evropian i qytetëruar, do i japin përgjigje.

Atë përgjigje që do jepte çdo popull evropian i poshtëruar nga një armik faqezi si Erion Veliaj.

Po cila përgjigje, miqtë e mi?

Ka vetëm një përgjigje: zemërim, zemërim, zemërim!

Vetëm zemërimi i drejtë i qytetarëve është përgjigja ndaj Erion Veliajt sepse vetëm ne jemi shpresa e qytetarëve të Tiranës.

Vetëm ne do shpëtojmë Tiranën!

Të dashur miq, le t’i shohim pak alternativat tjera.

Të shtrojmë pyetjen: a ikën Erion Veliaj me votë?

Po si do ikë ai me votë, kur u faktua se paratë e taksapaguesve, miliona euro, i vjedh 100 përqind me drejtorët e tij dhe përdor pastaj për të blerë votat dhe dhunuar zgjedhjet.

Pra, Erion Veliaj është monstra e zgjedhjeve. Njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë.

Po mirë, a do e largojmë pas këtyre qindra fakteve, e ashtuquajtura drejtësi e re, Erion Veliajn?

Miq, kjo drejtësi, Spaki i famshëm i Edi Ramës dhe Altin Damanit, jo vetëm që nuk e arrestojnë Erion Veliajn, as nuk guxojnë as ta pyesin, as ta hetojnë, sepse siç u tha ai, në qoftë se u kujtohet një vit më parë, ai u bën atyre atë dhe këtë që nuk më bën goja ta nxjerrë. E kuptoni vetë dmth…

Po pse u thotë ai se u bëj atë dhe këtë? Sepse i ka bukos me leje ndërtimi, me shtesa katesh, me apartamente për vete dhe akrabanë.

Prandaj ata as nuk guxojnë, pranojnë vetëposhtërimin publik, pranojnë të paraqiten para qytetarëve si dhunues të ligjit dhe faqezi, si njerëz pa asnjë moral për të drejtën dhe ligjin dhe nuk guxojnë kurrë ta vendosin nën hetim Erion Veliajn.

Të dashur miq, ky Altin Damani, kur bëri dosjen e Arben Ahmetajt, ia përmendi dhjetë herë emrin Erion Veliajt.

Por kur Veliaj i tregoi atë që ia di, kur shkoi dosja e bashkisë për inceneratorin, nuk e përmendi dot asnjëherë të vetme.

Dhe tani, kur janë vjedhur dhjetëra e dhjetëra milionë, 100 përqind, jo me ryshfet më, por 100 përqind, janë shndërruar në hotele luksoze që shkojnë gjer në 50 milionë euro, janë shndërruar në pallate…

Se këta i fitonin tenderat, por pallatet i kanë ndërtuar me leje ndërtimi në bashki, njëlloj si Edi Rama, pallatin në pajë të bashkëshortes së vet, pa asnjë faturë, pa asnjë qindarkë.

Pra, a mund të presim ne nga Damanët e Edi Ramës se do hetojnë Erion Veliajn? Kurrën e kurrës!

Ashtu si Veliaj poshtëron qytetarët e Tiranës, këta mercenarë, këta laro, poshtërojnë të drejtën, ligjin, shenjtërinë e të drejtës, moralin njerëzor me qëndrimet e tyre ndaj ligjit dhe të drejtës.

Ndaj ka edhe një rrugë. Rruga është beteja qytetare. Rruga është betejë pa kthim!


Shtuar 4.04.2024 21:15