Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se përmes kësaj marrëveshje do të ketë bashkëpunim në disa fusha. “Në emër të ministrisë së mbrojtjes paraqes për aprovimi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjen kornizë ushtarake ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe misione paqeruajtës dhe humanitare.
Kërkoj të aprovohet ky projektligj dhe i njëjti ti dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe aprovim”, tha Maqedonci.