Prej 14 ditësh një grup banorësh të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe në Mirditë protestojnë kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe fakrike uji. Sipas tyre, kompania “Sang1” ka punuar në kundërshtim me ligjin, ndaj janë detyruar të bëjnë roje në çadër, për të mos lejuar avancimin e punimeve. Këtë të hënë në mbështetje të tyre, tek çadra e qëndresës, shkuan banorët e Zall Gjocajt, të cilët gjithashtu prej 5 vitesh vijojnë betejen për të njejten kauze.
“Kemi ardhur në përkrahje të banoërve të Thirrës që janë ngritur në mbrojtje të burimeve ujore. 2500 bagëti po ngordhin për ujë sepse s’ka pikë uji. Ato burime që kemi pasur nga hapja e tuneleve kanë shterruar”, tha Dhimiter Koleci, banor Zall-Gjocaj.
Teksa vijojnë të qëndrojnë në çadër me turne, banorët e Thirrës thanë se do të bëjnë roje derisa Gjykata e Administrative e Apelit të dalë me vendim përfundimtar.