Teun Koopmeiners është gjithnjë e më larg Atalantës. Mesfushori që është kthyer në një nga lojtarët kyç për bergamaskët, ia u ka bërë të qartë drejtuesve që në merkaton verore të këtij viti do të ndryshojë ekip.
Në krahun tjetër, Atalanta po bëhet gati të humbasë një nga ‘yjet’ e ekipit, por sigurisht që do të dalë e fituar në aspektin ekonomik.
Sipas mediave italiane, klubi italian kërkon 60-70 milionë euro për të lënë të lirë Koopmeiners. Teksa së fundmi, thuhet se Atalanta ka refuzuar rreth 47 milionë euro të ofruara nga Napoli për holandezin.
26-vjeçari është kthyer në një objektiv serioz për Juventusin, por interes për futbollistin e Atalantës, ka edhe nga Premier League, ku skuadra si United apo Arsenal po vëzhgojnë me kujdes situatën e tij.
Përsa i përket këtij sezoni, Koopmeiners ka qenë fantastik. Edhe pse në rolin e mesfushorit, numri 7 i Atalantës ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë, duke qenë një nga më të mirët në ekipin italian.