Ditën e sotme, në kuadër të operacioni policor të koduar “Kalibri”, policia e Lezhës, ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i identifikuar si Xhon Sari, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur në makinë një armë zjarri.
Uniformat blu, njoftuan se në momentin e arrestimit, 36-vjeçari i identifikuar si Xhon Sari, banues në Pogradec, kishte në armën e tij një plumb në fole gati për qitje.
Të lidhura
None found
Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.
Sakaq, u sekuestrua arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.
Njoftimi:
Shëngjin, Lezhë/Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë.
I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.
Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xhon Sari. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.
Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36-vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
