Përplasje në distancë mes Giroud-Mbappe, Didier Deschamps jep fjalën e tij

Franca e nis Kampionatin Europian si favoritja absolute për të fituar turneun në fjalë, falë përbërjes së yjeve që ka dhe duket si një ekip tek i cili po shkon çdo gjë mirë. Por me sa duket në kampin e “gjelave:, ekziston pak konkurrencë që po krijon tension e polemika.

Olivier Zhiru ka lëshuar deklarata që janë kthyer në çështje dhe janë komentuar si një përplasje mes tij dhe Kilian Mbape. Pas dy golave të shënuar në miqësoren ndaj Bullgarisë, Zhiru nuk ka kursyer thumbimet.

“Me dy pasime të mira të Ben Jeder dhe Pavard arrita të mbyllja mirë ndeshjen dhe të shënoja dy gola, por mund të kishim shënuar më shumë nëse do të kishim qenë më efikas. Thonë se jam lojtar normal, por ndodh se kërkoj topin dhe është dikush që nuk ma pason”, tha Zhiru pas ndeshjes, me të gjithë mediat që i referoheshin Mbape si personin të cilin ai kishte kritikuar.

Didier Deshamp ka nxituar që të qetësojë palët me deklaratën e tij pas sfidës. “Nëse të gjithë topat do të mbërrinin te ai që i kërkon… Ajo që thotë Zhiru mund të jetë e vërtetë, por nuk duhet të fajësojmë Kilian apo ndokënd tjetër”, ishin fjalët e trajnerit.

 


Shtuar 9.06.2021 23:19