Champions League dhe Europa League mësojnë sot rrugëtimin e tyre dhe priten duele mjaft të forta, nisur edhe nga ekipet e kualifikuara. Tashmë nuk ka më asnjë kusht që ndalon të luajnë skuadrat e të njëjtit kampionat kundër njëri-tjetrit dhe rrezikohen duele mjaft të forta.
Veç çifteve çerekfinale që vendosen me short të lirë, sot përcaktohen edhe gjysmëfinalet. Përcaktimi i çifteve çerekfinaliste shoqërohet me emërtimet nga 1 në 4, duke u vendosur kështu edhe rrugëtimi (çifti 1 me çiftin 4, çifti 2 me çiftin 3) që skuadrat do të kenë në turin tjetër të Champions League, pra në fazën gjysmëfinale.
E njëjta procedurë edhe për Europa League. Shorti i Champions League në Nion të Zvicrës hidhet prej orës 12:00, kurse ai i Europa League prej orës 13:00.
EKIPET E KUALIFIKUARA NË CHAMPIONS – Bayern (GER), Chelsea (ENG), Dortmund (GER), Liverpool (ENG), Manchester City (ENG), Paris (FRA), Porto (POR), Real Madrid (ESP)
EKIPET E KUALIFIKUARA NË EUROPA LEAGUE – Ajax (NED), Arsenal (ENG), Dinamo Zagreb (CRO), Granada (ESP), Manchester United (ENG), Roma (ITA), Slavia Praha (CZE), Villarreal (ESP)
KUR LUHEN NDESHJET – Ndeshjet e para çerekfinale të Chamnpions League janë programuar të luhen më 6 dhe 7 prill, kurse të kthimit zhvillohen një javë më pas, më 13 dhe 14 prill. Brenda prillit luhen edhe gjysmëfinalet e para, më 27 dhe 28 prill, kurse të kthimit më 4 dhe 5 muaj. Finalja zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.
Sa i takon Europa League, më 8 prill zhvillohen duelet e para të çerekfinaleve, kurse sfidat e kthimit më 15 prill. Gjysmëfinalet e para luhen më 29 prill dhe më 6 maj ndeshjet e tjera. Finalja është programuar të zhvillohet në Poloni, më 26 maj në “Gdansk Arena”.