Persona të paidentifikuar kanë grabitur transformatorin e rrjetit elektrik të Bërdicës, në Shkodër, e për rrjedhojë 4 mijë banorë kanë mbetur pa ujë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të punuar për hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër, Lazër Pema, tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.
Ai bëri me dije se shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.
Ai iu bëri thirrje banorëve, por jo vetëm, që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave duke qenë se ky është një rast i përsëritur, pasi brenda 3 viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.