Një 21-vjeçar, i cili ka rënë nga tarraca në Lezhë është nisur me urgjencë drejt Traumës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
Fillimisht, i riu është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë është nisur drejt Traumës.
“Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.