Eneo Sulejmani, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u arrestuan ditën e djeshme pas një operacioni antidrogë në kryeqytet.
Sulejmani, i cili ishte drejtues i mjetit “Tiguan”, tentoi të shtypte efektivët e policisë, por përfundoi i plagosur me armë, pasi njëri nga policiët qëlloi për vetëmbrojtje. Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje. Tre të rinjtë dyshohen si furnizues kokaine.
Nga hetimet paraprake që ka mundur të kryej Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mbërriti mbrëmë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, nuk rezulton që efektivët e policisë të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Efektivi ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.
1 tek plumb i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Sulejmanajn në kofshë. Tre të arrestuarit dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës./albeu.com