Informacioni i dërguar nga dogana shqiptare drejt Antidrogës së Tiranës, ka ndihmuar për të zbuluar lëndën narkotike që nisej nga ShBA drejt Tiranës nëpërmjet linjës postës.
Personi i arrestuar Ilir Sefa do të merrte pakon me 1 kg 600 gram canabis sativa me përbërje të lartë THC.
Kjo lëndë narkotike në shtetin e Atlantas kapte vlerën e 10 mijë eurove, e ndërsa në vendin tonë trafikantët do ta shisnin për vlerën e 50 mijë lekë qesen.
Nga hetimi i deritanishëm pakoja me drogë, ishte kamufluar si kuti me rroba për të cilën ishin porositur online.
Kjo pako kishte emrin e një shtetasi më origjinë nga Fieri.
Kjo lëndë do të shitej në zonën e Kamzës, Paskuqanit dhe institutit.
Pasi policia mori dijeni për këtë lëndë narkotike, një efektiv i policisë u kamuflua si shërbimi postar dhe telefonuar Ilir Sefën për t’i dorëzuar pakon e porositur.
Sapo është kryer kontakti me Sefën dhe është kryer dorëzimi, ka ndërhyrë policia duke kryer arrestimin.
Përveç Sefës dhe një tjetër është në kërkim.