Vranë shokun e klasës 13-vjeçar dhe e varrosën në një kopsht perimesh, arrestohen 3 adoleshentë në Kinë

Autoritetet në qytetin verior kinez Handan kanë arrestuar tre djem adoleshentë për vdekjen brutale të shokut të tyre të klasës, raportojnë mediat lokale. Rasti i djalit 13-vjeçar, i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Wang, ka ndezur zemërim dhe debat mbi krimin e të miturve.

Autoritetet gjetën trupin e tij të varrosura në një kopsht perimesh të braktisur. Djali ishte ngacmuar në shkollë, sipas babait të tij. Policia po heton rastin si një vrasje me dashje, tha media shtetërore kineze. Të tre adoleshentët e arrestuar janë nën 14 vjeç. Sipas ligjit kinez, ata mbi 12 vjeç por nën 14 mund të përballen me ndjekje penale vetëm kur lejohet nga Prokuroria Supreme Popullore, prokurori më i lartë publik i vendit.

Viktima dhe shokët e tij të klasës janë “fëmijë të lënë pas”, një term që përdoret për të përshkruar fëmijët në Kinë që jetojnë me gjyshërit e tyre në zonat rurale, ndërsa prindërit e tyre punojnë në qytete.
Rasti ka shkaktuar pikëllim në mediat sociale, me dhjetëra mijëra pastime.

“I gjithë vendi po e shikon këtë rast, shpresojmë që policia të jetë e drejtë dhe t’i japë familjes së viktimës një përgjigje të kënaqshme,” tha një person në një koment në një postim nga babai i viktimës, i cili mori 50 mijë pëlqime.

Shumë në komente thanë se të dyshuarit duhet të dënohen ashpër pavarësisht moshës së tyre. Viktima u zhduk pasditen e 10 marsit, tha babai i tij në një video në Douyin, versioni kinez i TikTok. Qeveria lokale tha se djali ka të ngjarë të ketë vdekur në të njëjtën ditë.

“Fëmija im ishte gjallë rreth orës 15:00 të datës 10 mars… Të gjitha paratë i janë transferuar nga telefoni në orën 16:10 dhe telefoni i është fikur”, tha babai.

Para vdekjes së tij, djali transferoi 17 dollarë tek një nga tre shokët e tij të klasës, tha babai për The Beijing Neës.
Ai ishte “ngacmuar nga tre shokët e klasës për një kohë të gjatë”, tha avokati i familjes, Zang Fanqing. Në pyetje nga autoritetet, të tre e çuan policinë drejt trupit të djalit, pasi fillimisht mohuan se e dinin se ku ishte varrosur. Policia është ende duke hetuar motivin e vrasjes, raportoi The Beijing News.


Shtuar 18.03.2024 18:16