BE reagon pas fitores se Putinit: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe demokratike

Teksa bashkëpunëtorët e Putinit kanë qenë të shpejtë me duartrokitje pas rezultateve të votimit prej zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Perëndimi i ka denoncuar ato si të paligjshme.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ka folur në emër të Bashkimit Evropian, ka këmbëngulur se zgjedhjet në Rusi nuk ishin “të lira dhe të drejta” duke theksuar se nuk kishte opozitë të vërtetë dhe nuk kishte as vëzhgues ndërkombëtarë të pranishëm.

“Këto zgjedhje janë bazuar në represion dhe frikë”, ka theksuar Borrelli.

Ai tha se zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Rusi më 15-17 mars u zhvilluan në një mjedis shumë të kufizuar të përkeqësuar edhe nga lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.


Shtuar 18.03.2024 16:35