Kristina Ozturk është një nënë 26-vjeçare, e cila ka 22 fëmijë. 26-vjeçarja ruse thotë se dëshiron të ketë 100 fëmijë.
Përveç se fëmijës së parë të cilin e ka lindur vetë, 21 të tjerët kanë lindur nga gra surrogate. Ozturk mirëpriti 21 foshnjat e saj gjatë një viti të vetëm.
“Unë linda vajzën time të madhe Vika gjashtë vjet më parë nga martesa ime e parë. Fëmijët e tjerë janë nga burri im dhe unë, por u mbajtën nga surrogatet,” tha ajo, për Daily Mail.
View this post on Instagram
E martuar me një miliarder ajo thotë se ky është vetëm fillimi. Bashkëshorti i saj aktualisht po vuan një dënim prej tetë vitesh pas hekurave pasi u shpall fajtor për blerje dhe posedim të paligjshëm droge, sipas Agenda.
Familja tërhoqi vëmendjen e internetit pasi Ozturk ndau një video në Instagram ku prezantoi të gjithë anëtarët e familjes së saj./albeu.com