Harry Kane ka vendosur një rekord të ri në Bundesliga pasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për Bayern Munichun në duelin ndaj Darmstadtit.
Kapiteni i ‘Tre Luanëve’ shënoi golin e dytë të Bayernit në atë ballafaqim, teksa kampioni në fuqi i Gjermanisë mori një fitore të thellë me rezultat 5-2.
Golat e tjerë në këtë ndeshje për bavarezët i shënuan Jamal Musiala, Serge Gnabry dhe Mathys Tel duke përmbysur rezultatin pasi fillimisht ishte Darmstadt që kaloi në avantazh.
Që prej se u transferua nga Tottenhami, Kane ka vazhduar me formë fantastike tek Bayerni dhe tani numëron plotë 36 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Ish-sulmuesi i Tottenhamit gjithashtu kishte shënuar het-trik kur ekipi i Tuchel mposhti Mainzin me rezultat 8-1 javën e kaluar.
Kane së fundmi u ftua nga përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, teksa Anglia po përgatitet për dy miqësoret që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji me Brazilin dhe Belgjikën.
Pasi u transferua pothuajse në fund të afatit kalimtar, Kane ka lënë prapa krahëve vështirësitë e adaptimit në Gjermani dhe këtë formë do të synojë që ta bart edhe me kombëtaren.
Harry Kane breaks the 𝗥𝗘𝗖𝗢𝗥𝗗 for most goals scored in a 𝗗𝗘𝗕𝗨𝗧 season in the Bundesliga 🌪️ pic.twitter.com/5ZtefpzrmQ
— 433 (@433) March 16, 2024