Hacker kritikon presidentin bavar për medaljen në Beograd

Deputeti i Bundestagut nga shteti i Bavarisë, Thomas Hacker, ka kritikuar vizitën e presidentit të shtetit të tij, Markus Söder në Beograd.

Madje Hacker ka thënë se dhënia e medaljes për Söder nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund të keqkuptohet në qarqet diplomatike.

“Markus Söder mburret në Beograd se i është dhënë medalja nga Aleksandar Vuçiq. Këto imazhe do të përballen me një keqkuptim të madh nga partnerët tanë demokratë dhe pro-evropianë në Serbi dhe në rajon”, ka shkruar Hacker në X.

Ndryshe sipas raportimeve të mediave serbe, Söder në konferencë për media ka potencuar se Serbia është shteti më i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor dhe ka shprehur përkrahjen e tij për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian.


Shtuar 16.03.2024 13:01

Tags: ,