Aksidenti në Durrës, shoferi u nxor nga mjeti pas rreth 1 ore! Në makinë u gjet edhe një shishe alkooli

Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, mbrëmjen e djeshme u bë e mundur nxjerrja e shoferit.

Mariglen Çejku u nxor i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Policia njoftoi se, 30 vjeçari, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Të rinjtë ishin nisur në drejtim të një bari në Tiranë e brenda në automjet është gjetur edhe një shishe alkoolike.

Ende nuk ka një reagim zyrtar, nësë i riu ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo, por policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit K. G, N. V dhe E. V, ndodhen nën kujdesin e mjekëve./albeu.com


Shtuar 15.03.2024 13:37