Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në komunën e Gjilanit.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 12 mars ndërkaq rasti është raportuar në polici ditën e djeshme.
“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet më për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia.
Rasti po hetohet nga njësite përkatese policore në Kosovë.
Lajm në përditësim…