Mediat italiane ngatërrojnë Alketa Vejsiun me Tunën dhe Eni Koçin (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu ishte mbrëmjen e djeshme në qendër të vëmendjes sapo doli në skenën e Sanremos.

Jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane e komentuan shumë prezantuesen shqiptare duke e quajtur “uragan” dhe e cilësuan si prezantuesja që e “pushtoi” skenën.

Mirëpo disa portale italiane e kanë ngatërruar Alketën me dy këngëtare të njohura.

“Donnafanpage.it” e ngatërron Alketën me Tunën ndërsa “meteoweek.com” me Eni Koçin.

Madje “meteoweek” shkruan se Alketa e ka ndezur rrjetin me foto me bikini ndërkohë që në foto shfaqet Eni Koçi.


Shtuar 7.02.2020 18:17