Braktisi te prindërit vajzën e saj të mitur, nisin hetimet për 16-vjeçaren në Fier

Policia e Fierit ka nisur hetimet për një 16-vjeçare.

Kjo e fundit akuzohet se ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme/albeu.com


Shtuar 13.03.2024 14:14