Trajneri i Grei Bihucit: Na dhemb, s’do ta shikojmë më buzëqeshjen

Vrasja e 19 vjeçarit Grei Bihucit në Fier ditën e sotme ka prekur jo pak njerëz.

19-vjeçari Bihuci kishte qenë më parë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë. Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka bërë një dedikim prekës duke kujtuar edhe stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

“Grei qofsh banor i xhenetit! ‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë? Përsërite Grei Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”- shkruan ish-trajneri i të ndjerit.

Më herët reaguan edhe shokët e Greit të cilët përlotën me mesazhin e ndjerë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona”, shkruajnë nxënësit e shkollës profesionale “Petro Sota”.


Shtuar 11.03.2024 22:46