Për të rritur turizmin, Shqipëria heq vizat me pesë shtete deri më 31 dhjetor 2024

Shqipëria ka hequr vizat me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën. Vendimi i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2024.

Qytetarët nga këto shtete mund të hyjnë në vend vetëm me pasaportë. Kjo për të afruar sa më shumë turistë të huaj që të vizitojnë Shqipërinë.


Shtuar 11.03.2024 16:28