Paketa ra nga një aeroplan dhe nuk u hap parashuta, pesë të vdekur nga ndihma humanitare në Gaza

Pesë persona kanë humbur jetën në Gaza kur një paketë ndihme humanitare ra nga një aeroplan, por parashuta nuk u hap. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 11:30 në kampin e refugjatëve Al-Sati dhe u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, si dhe nga dëshmitarët okularë.

Të paktën një parashutë me paketë e ndihmës humanitare nuk u hap siç duhet dhe pakoja ra qindra metra mbi njerëzit në tokë. Paketat e ndihmave humanitare kanë ardhur herë pas here në Rripin e Gazës nga SHBA, Jordania, Egjipti, Franca, Holanda dhe Belgjika. ndërsa një zyrtar amerikan thapër CBS News se paketa nuk erdhi nga një avion amerikan.


Shtuar 8.03.2024 17:45