Nis seanca, në Kuvend pritet votimi i ligjit për investimet strategjike

Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend. Drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Gjithashtu, gjatë fjalës së saj, Felaj ka kritikuar deputetët e opozitës për kaosin dhe pengimin e punës në Kuvend.

“Për shkak të kësaj situate jemi të detyruar të vazhdojmë në mënyrën e zakonshme. Me vjen shumë keq që po vazhdojmë po në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Felaj.

Kujtojmë se Foltorja prej disa muajsh vijon me skenarin e saj të bllokimit të punimeve normale të Kuvendit. Edhe sot nuk mungon kaosi nga grupi i Rithemelimit.

Mazhoranca sot pritet të miratojë ligjin për investimet strategjike.

Megjithatë, deputetët e Foltores nuk kanë hequr dorë nga zhurmuesit, ndërsa socialistët zgjedhin që seancën ta mbyllin pa diskutimeve në një situatë të tillë kaosi.


Shtuar 7.03.2024 10:28

Tags: , ,