Rritet me 43% numri i ekzekutimeve me varje në Iran

Gjatë vitit 2023, Irani ekzekutoi të paktën 834 persona, një rritje alarmante me 43% krahasuar me vitin 2022.

Sipas raportit vjetor të organizatave jo qeveritare të Iranit për të Drejtat e Njeriut shifrat e 2023-it janë janë më të lartat që prej vitit 2015. “Numri i ekzekutimeve shpërtheu në vitin 2023 ”, thekson raporti i 16-të i OJQ-ve mbi dënimin me vdekje në Iran .

“Është hera e dytë në 20 vjet që numri i ekzekutimeve kalon kufirin e 800 në vit”, theksojnë këto organizata.
Ekzekutimet në Iran, një nga vendet ku regjistrohen më shumë ekzekutime të të dënuarve së bashku me Kinën dhe Arabinë Saudite , kryhen me varje.

Në vitin 2023, të paktën 22 gra u ekzekutuan në Republikën Islamike të Iranit, numri më i lartë në 10 vitet e fundit, thonë OJQ-të.


Shtuar 5.03.2024 17:35