Haradinaj: AAK-ja nuk e voton Vjosa Osmanit për Presidente

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se ata nuk i votojnë Vjosa Osmanin për Presidente dhe nuk i’a bëjnë kurorimin.

Ai tha se nuk është e udhës që tri pushtetet të koncetrohen në dorën e një personi.

“Aleanca nuk e voton presidenten nuk i ban kuorum, nuk marrim pjesë”

Tutje ai tha se çfarë kanë folur në takimin Kurti-Osmani.

“Nuk na kanë kërku as vota as kuorumin. Pas dëshirës se ata nuk duan të ndajnë përgjegjësi e kam pa të udhës t’iu them se nuk është në rregull se koncetrimi i tri pushteteve të jetë në një dorë” tha Haradinaj.


Shtuar 18.03.2021 22:10