Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, një makinë tip ‘BMË X5’ është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se makina ishte në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj.
Mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, pasi është spërkatur me benzinë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 00:00 në lagjen “24 Maji”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.