Ndryshojnë masat e sigurisë për të arrestuarit në operacionin ‘Tempulli’ në Shqipëri

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masat e sigurisë për të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”, i cili është përfshirë në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Vendimi i Gjykatës së Apelit ka qenë që të ndryshojë masën për 9 të arrestuarit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Personat me inicialet E.M, L.V, Y.M, IB janë lënë në arrest shtëpiak, ndërsa masa e sigurisë për 2 persona me inicialet B.T dhe K.S është ndryshuar nga “arrest me burg” në “detyrim për paraqitje”. Gjithashtu, persona me inicialet G.D, A.S, F.K, S.XH dhe O.XH janë lënë në arrest shtëpiak.


Shtuar 2.03.2024 23:30