Barcelona synon të nënshkruajë me Dimitrievskin

Barcelona raportohet se ka rikthyer interesimin për portierin e Rayo Vallecanos, Stole Dimitrievskin.

“Blaugranët” synojnë që të nënshkruajnë me një portier, pasi nuk janë të kënaqur me portierin e tyre të dytë, Inaki Pena, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Mundo Deportivo”, krerët e klubit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për spanjollin në verë.

Dhe, në rastin e gjetjes së një blerësi, Barça ka identifikuar tashmë zëvendësuesin ideal të Penas, me Dimitrievskin që ka përfunduar në radarin e klubit katalanas.

Maqedonasi shihet si zëvendësues ideal, duke marrë parasysh edhe faktin se në verë ai do të mbetet lojtar i lirë.

30-vjeçari ishte afër nënshkrimit për Barcelonën në vitin 2022, por që lëvizja kishte dështuar pasi portieri i atëhershëm i Barcelonës, Neto, kishte refuzuar të largohej. /Gazeta Express/


Shtuar 2.03.2024 20:23