Gjermania stërvitet ndaj Letonisë, duke e mundur në miqësore me rezultatin 7-1.
Skuadra e Low duket gati për EURO 2020 që nis të premten.
Pancerat kanë gjetur rrugën e rrjetës 5 herë që në 45 minutat e para.
Gosens ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen pa u bërë 20 minuta lojë.
Më pas Gundogan dhe Muller i çuan shifrat në 3-0 për tetë minuta. Miqtë ndëshkuan veten me një autogol të Ozols, kurse në minutën e fundit Gnabry shënoi edhe golin e pestë.
Timo Werner u hodh në fushë në pjesën e dytë dhe për pesë minuta gjeti rrugën e rrjetës. Në të 75′ Letonia realizoi golin e nderit me Savaljevs dhe 1 minutë më pas Sane shënoi të shtatin dhe të fundit për Gjermaninë.