Teuta do të presë Erzenin në Niko Dovana ditën e shtunë në orën 17:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 26-të të Superiores.
Një derbi që do të jetë më i zjarrtë se kurrë me dy skuadrat që luftojnë dhëmbë për dhëmbë për mbijetesën.
Shijakasit mbajnë vendin e 8-të të Play-Out që të jep një mundësi për mbijetesë dhe Teuta kërkon t’u marrë 3 pikët për ta rrëmbyer këtë pozicion e për t’i zhytur rivalët në zonën e ftohtë.
Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini skuadra ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore ditën e djeshme.
Lajme shumë të mira për teknikun shkodran vijnë nga infermieria teksa janë plot 4 rikthime të rëndësishme për këtë duel. Blerim Kotobelli, Ergis Arifi, Asion Daja dhe Harallamb Qaqi kanë lënë pas dëmtimet dhe janë pltoësisht të gatshëm për të qenë titullar.
Një luks zgjedhjesh për Martinin që do të ndërtojë formacionin më të mirë që ka organika e skuadrës. /newsport.al/