Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, ka publikuar së fundmi, këngën e tij më të re me titull “M’u ke ba”. Gjatë një interviste, ai ka treguar se këtë këngë e kishte shkruar tre vite më parë, por zgjodhi ta publikonte tani.
Sakaq, Sidriti ka ndarë detaje dhe nga klipi që ka një histori emocionuese.
“Ka qenë një ide e Enris Çilit dhe i thashë në fillim që nuk dua notat e dramës, pasi kënga është e gëzueshme, jo më tha, nuk do të jetë ashtu.
Kjo këngë u zgjat shumë për arsye të ngarkesave të mia, sepse jam dhe shumë me pishmane për diçka që dua”, u shpreh ai.
Më tej, Bejleri ka folur dhe për muzikën në Shqipëri, duke theksuar se kanë ardhur kohë të zeza.
“Kanë ardhur kohë të zeza për muzikën e mirëfilltë, se punohet, po punohet pak. Kanë dalë për zot disa që nuk e dinë ku i bie Akademia e Arteve, tani dhe vokalet po i bëjnë me kompjuter. Nuk dua të përmend emra. Të vjen turp, se ti ke shkri gjithë jetën për t’u marr me vokalin”, tha artisti.